Regjistrohu si:
4cf9bae8-729b-4677-b467-649b231e03fd---0

Mirëpo ka edhe nga ata meshkuj që thjeshtë janë shumë acarues apo të mërzitshëm në një takim, pavarësisht bukurisë së tyre.

Ja meshkujt që një femër nuk duhet të dalë kurrë në takim.

1-Mashkulli i paqëndrueshëm.

Në një moment ai është i dashur dhe ju shpreh ndjenja të bukura dhe ditën tjetër ai është tërësisht indiferent ndaj jush. Mos u shqetësoni ju nuk keni bërë asgjë, ai thjeshtë është ashtu i paqëndrueshëm, prandaj hiqni dorë sa jeni në kohë.

2-Mashkulli egoist dhe kontrollues.

Ky lloj mashkulli do të flasë gjithë kohës për veten e tij, nuk do të interesohet asnjëherë për diçka tuajën dhe madje do të vendos ai edhe në emrin tuaj për çdo gjë.

3-Mashkulli që bën shaka me çdo gjë.

Ky djalosh duket sikur nuk do të rritet ndonjëherë. Ai bën shaka me gjithçka, edhe atëherë kur nuk duhet. Ai është mendjelehtë, i papërgjegjshëm dhe ju thjeshtë do të kthehen në mamanë e tij.

4-Mashkulli i pandershëm  dhe flirtues me të gjithë.

Për çfarë mund t’ju duhet një mashkull që ngacmon të gjitha femrat në tokë? Ai është thjeshtë i neveritshëm dhe pa karakter, që thjeshtë kërkon vetëm seks nga të gjithë, përfshirë dhe juve. Prandaj shmangni situatat e pakëndshme me të dhe dilni kërkoni dikë tjetër.

5-Mashkulli ngjitës.

Ky lloj mashkulli është i pasigurte dhe plot dyshime në jetë dhe shpesh me emocione të paqëndrueshme. Kjo do e bëjë atë të jetë më shumë i ngjitur në lidhje se sa duhet.

6-Mashkulli i mërzitshëm.

Ky lloj mashkulli është aq i parashikueshëm dhe i mërzitshëm sa nuk mund të ofrojë asnjë surprizë apo emocion në lidhje.


×
×
×