Regjistrohu si:
auto_nice-dress-1699672_960_720-640x3601476188128

Kur flitet për flirtin, këto katër teknika që jua paraqesim në vazhdim do të funksionojnë gjithmonë.

Bëjani një kompliment

Ndoshta nuk do të besoni, por komplimentet gjithmonë bëjnë punë. Natyrisht, nuk e kemi fjalën për komplimentet pa lidhje, por për diçka që përshtatet me momentin. Në vend që t’i bëni komplimente rreth pamjes personale, komplimentojeni rreth sukseseve të tij, vallëzimit, apo sensit të humorit.

Shfrytëzojeni trupin tuaj

Mënyra se si qëndroni para tij mund të ndikojë që, me ditë të tëra, ai të mendojë për ju. Nuk e kemi fjalën për asgjë vulgare, por vetëm për faktin që meshkujt preferojnë femrat që ndihen mirë në trupin e tyre.

Bëhuni e rëndësishme

Ky mund të jetë më shumë stil i djemve, por edhe vajzat nuk do të gabonin sikur, herë pas here, ta praktikonin atë. Nuk ju themi që mizën ta bëni buall, por nëse keni diçka për çka ndiheni krenare, atëherë tregojeni atë. Modestia është virtyt, por askujt nuk i bien në sy vajzat modeste.

Tregoni interesim

Fatkeqësisht, meshkujt janë ngapak injorantë kur flitet për leximin e shenjave. Ne mendojmë se ua kemi bërë qartazi me dije se i duam, e ata as që i kanë regjistruar ato shenja. Nëse ju pëlqen një djalë, atëherë mundohuni që ai ta marrë vesh këtë gjithsesi.


×
×
×