Regjistrohu si:
4b8b557c-9532-442e-bf0d-69888f152645---0

Meshkujt janë aq të hutuar në deshifrimin e sinjaleve të femrave, kur bëhet fjalë për romancën, sa shpesh humbin rastet për një njohje më të thellë.

Kur bëhet fjalë për një takimin e parë  edhe mashkulli është i interesuar për të ditur se a e pëlqen femra apo jo, apo thjeshtë e konsideron mik.

Ja si ti kuptoni sinjalet kur një femër ju ka qejf.

1-Lexoni sytë e saj. Kur një femër pëlqen një mashkull ajo shpreh gjithçka me sytë e saj. Kot nuk thonë  sytë janë pasqyra e shpirtit. Nëse një femër ju shikon më gjatë se zakonisht, kjo tregon se ajo ju konsideron më shumë se thjeshtë shok.

2-Studioni gjuhën e trupit. Gjuha e trupit është një tjetër shenjë që femrat japin kur pëlqejnë një mashkull. Kur një femër ju pëlqen ajo do të ketë një gjuhë trupi më të hapur dhe më të lirshme.

3-Ajo do të qeshë me çdo batutë tuajën, edhe kur juve nuk ju duket shumë zbavitëse.

4-Ajo do të gjej çdo justifikim për t’ju prekur në duar, shpatulla etj.

5-Kur femrat luajnë me flokët apo fytyrën e tyre është një sinjal i pavetëdijshëm që ato ju pëlqejnë.

6-Ju dërgon shpesh sms në çdo lloj orari. Kjo do të thotë që ajo po mendon për ju dhe është e interesuar të kalojë kohë me ju.


×
×
×